Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të mbajë protestë ditën e hënë në orën 16:00 para kryeministrisë. Nga fjala e tij për mediat nga oborri i selisë së PD, Berisha tha se Vuçiç do të pritet ashtu siç e meriton me protesta.
Berisha: Sot PD është historia e lirisë. Ju e patë historinë e turpit të sotëm se si ishin mbledhur fëmijë që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Të mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Merrni përgjegjësitë politike. I them Edi Ramës, i bindur të jesh se kurrë këtë revolucion as nuk do të mund ta ndalosh, as ta mposhtësh por me këto që bën, duke marrë peng Lul Bravën. Ata nuk paguhen për të ruajtur Lul Bravën, por për rendin dhe qetësinë. Revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde, lëri lojërat, mos luaj me pluralizmin, është arritja më e madhe e shqiptarëve. Është i gatshëm të përballet me çdo pengesë, nuk ka asnjë synim tjetër, vetëm tu rikthejë shqiptarëve votën e lirë, votën që meritoi si të gjithë qytetarët europianë. Për ta mbyllur, i bëj thirrje shqiptarëve, të gjithë demokratëve, ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi para kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare të shpallur, duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të domosdoshme.
Vucic do të pritet ashtu siç e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët dhe për paqen. Kjo aleancë është për vendosje e hegjemonisë dhe hapje ndaj influencës ruse.
Aleanca është vendosje e hegjemonisë serbe në këtë rajon dhe hapje ndaj influencës ruse mbi këtë zonë. Ndaj dhe ne do qëndrojmë fuqishëm dhe do mbrojmë. Jemi për bashkëpunimin më të shkëlqyer rajonal dhe kombëtar por sa herë të përpiqet kush ti nëpërkëmbë, ndaj themi lëri fund lojërave se do marrësh vendin që meriton. Çështja e dytë madhore është e djegësve. Megakorrupsionin që SPAK-u i partisë kërkon ti vërë kapak me 3 milionë euro të vjedhura nga hajduti i dobishëm, Lefter Koka. E përdorën për të vjedhur sa donin vetë por me 3 milionë nuk mund të mbyllet një aferë me 430 milionë.
Top Channel