Arbri dhe Donaldi mund të rifitojnë buxhetin e humbur, sfidohen të gatuajnë një ëmbëlsirë
18/12/2021 21:04
“Vëllai i Madh” i ka dhënë banorëve një tjetër mundësi.
Ata do të munden që buxhetin e humbur prej zgjimeve të vona ta rifitojnë sërish nëpërmjet një sfide shumë interesante.
Donaldi dhe Arbri do të duhet që për të përmbushur provën të përgatisin një ëmbëlsirë.
Për recetën e saj do të duhet që të bazohen tek libri i moderatores Arbana Osmani, “Receta për 5 minuta”.
Për t’i inkurajuar, moderatorja e njohur i kishte dërguar djemve edhe një kartolinë me disa fjalë shumë pozitive dhe inkurajuese për ta.
Top Channel