Aksident te rrethrrotullimi në Kamzë, makina përplas të miturin, përfundon në spital

18/12/2021 11:06

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Kamzës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një automjet me drejtues shtetasin H.Xh., ka aksidentuar një këmbësor të mitur, shtetasin L.Xh. 10 vjeç.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA