Zjarri në banesë vret katër vëllezërit 3 deri në 4 vjeç, të lënë vetëm nga nëna 27 vjeçare (fotot)

17/12/2021 15:37

Katër djem dyshe binjakësh janë vrarë tragjikisht nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre pasi ishin lënë vetëm nga e ëma në Britani.

Kyson e Bryson, katër vjeç, dhe Leyton e Logan, tre, vdiqën nga ferri i zjarrit në shtëpinë e tyre mbrëmë në jug të Londrës.

Në një foto të marrë jashtë shtëpisë së tyre katër të vegjëlit shihen duke u mbajtur nga dora, disa muaj para se të humbnin jetën.

Megjithë flakët që kishin përfshirë banesën zjarrfikësit kishin hyrë brenda për të shpëtuar të vegjëlit dhe kishin tentuar t’u jepnin ndihmën e parë në rrugë deri në ardhjen e grupeve mjekësore.

Por tragjikisht të katërt fëmijët u shpallën të vdekur kur mbërritën në spital.

Kreu u zjarrfikësave Richard Mills tha nga vendngjarja: “Kur ne erdhëm gjetëm vetëm katër fëmijët.”

Nëna e tyre Deveca Rose besohet se kishte dalë kur shpërtheu tmerri i zjarrit që përfshiu krejtësisht katin e poshtëm.

Një fqinj tha se Deveca jetonte vetëm dhe punonte si ndihmëse në sistemin shëndetësor.

Gjyshi i djemve Jason Hoath bënte homazhe për nipërit e tij në rrjetet sociale.

“Zjarri i tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Sutton solli vdekjen e katër fëmijëve, që ishin nipërit e mi të bukur e inteligjentë. Do t’ju dua përgjithmonë”.

“Kyson e Bryson, katër vjeç, e Leyton e Logan, tre vjeç ikën shumë shpejt por do të jenë në zemrat e mendimet tona”.

Një fqinj i tyre tha:

“Djemtë shkonin në një shkollë me fëmijtë e mi. Ata dukeshin të lumtur. Nuk i njihja personalisht, shikoja nënën e tyre në mëngjes, të gjithë në këtë rrugë i njihnin, sihin shumë të dashur”.

Një tjetër fqinj tha: “Nëna e tyre me të dashurin njihen në zonë, ishin njerëz të pëlqyeshëm”.

Autoritetet thanë se shkaku i zjarrit ende nuk njihet dhe hetimet vazhdojnë. Zjarri kishte vijuar mbrëmë nga ora  6.55 e mbrëmjes deri në 8.35pm, teksa u shua nga rreth 60 zjarrfikës të ardhur në skenë.

Dyshohet se dera kryesore e veshur me gomë, mori flakë nga dritat e Krishtlindjeve.

Sot në rrugën para shtëpisë ishin vendosur lule nga fqinjët e kalimtarët.

FOTO GALERI
7/9
Një fqinj tha se Deveca jetonte vetëm dhe punonte si ndihmëse në sistemin shëndetësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA