Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se… 27 persona kanë humbur jetën mes flakëve që përfshinë një klinikë në periferi të qytetit japonez Osaka.
Policia japoneze është duke i hetuar shkaqet e mundshme të zjarrit, por ka dyshime të forta se ai mund të jetë vendosur qëllimisht.
Një burrë tek të 60-at është parë me një qese të mbushur me një lëng të paidentifikuar, thotë The Guardian, dhe zjarri duket ka nisur shumë shpejt pasi e ka vendosur atë pranë recepsionit të klinikës së ndodhur në një godinë katër katëshe.
Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregonin shumë tym ndërsa kati i katërt i ndërtesës u përfshi nga flakët.
Ekipet e shpëtimit mbërritën thuajse menjëherë në vendngjarje dhe e shuan zjarrin pas pothuajse 30 minutash.
Ndërtesa zjarri ndodhet në një zonë të ngarkuar tregtare. Në vitin 2019, Japonia u prek nga tragjedia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Një burrë i vuri flakën një studioje filmike në Kioto e nga incidenti, humbën jetën 36 vetë.
Top Channel