Ditën e enjte u hodh shorti i Nations League aty ku në Ligën B merr pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë.
Kuqezinjtë patën një short i cili mund të konsiderohet pozitiv teksa do të luftojnë për vendin e parë në grup me kombëtare si Rusia, Islanda dhe Izraeli.
Ndërkaq, sot është mësuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë, teksa të besuarit e trajnerit Edy Reja do ta nisin këtë rrugëtim më datë dy qershor në shtëpi, ndaj Rusisë. Pas katër ditëve, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për të luajtur ndaj Islandës, ndërsa më datë 10 qershor Shqipëria rikthehet në shtëpi për të pritur Izraelin. Ndërkohë, në fund, kuqezinjtë do ta mbyllin këtë rrugëtim më datë 27 shtator në shtëpi ndaj Islandës./ Supersport
Top Channel