Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin G. R., 35 vjeç, banues Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, janë gjetur katër makineri që shërbenin për të luajtur lojëra fati.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht shtetasit:
-S. S., 69 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte në fytyrë, kunatin e tyre, shtetasin N. L.,68 vjeç;
– O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij;
D. M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente;
K. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel