Kombëtarja shqiptare pas shortit të Ligës së Kombeve të hedhur në Zvicër do të ndaj objektivat e saj në Grupin 2 të Ligës B me Islandën, Rusinë dhe Izraelin, ekipe me të cilët kombëtarja jonë është përballur edhe më parë.
Trajneri Reja foli në lidhje me këtë short duke nënvizuar se është i kënaqur që kuqezinjtë nuk do të përballen me Serbinë, përfaqësuese që u evitua në short.
“Doja të evitoja Serbinë, pasi është sigurisht një skuadër shumë e fortë. Edhe Rusia është shumë e fortë dhe doja ta evitoja, por është e qartë që një prej këtyre skuadrave të forta do të na binte në grup. Islandën nuk e njohim mirë, pasi ka ndryshuar shumë dhe ka bërë një ekip me shumë futbollistë të rinj”, shprehet trajneri.
Reja thotë se e sheh Grupin 2 të Ligës B si të vështirë, por shprehu bindjen se skuadra e tij mund të bëjë mirë:
“Është një grup i vështirë, ashtu si të gjithë të tjerët në Ligën B, por ne jemi të bindur që mund të bëjmë mirë. Më vjen keq vetëm sepse ka disa transferta të largëta si Rusia e Islanda, por uroj që të bëhet kalendari dhe të mos i kemi radhazi këto udhëtime. Të shohim, por në tërësi jam i kënaqur. Objektivi primar është të mos dalim të katërtët dhe më pas do të shohim se deri ku do të shkojmë”.
Ndeshjet në grupe të Nations League do të nisin në qershor të 2022 dhe do të mbyllen në muajin shtator po të 2022-it.
Top Channel