Tashmë mund të personalizoni targat e mjeteve, ja si do të duken (Fotot)

17/12/2021 14:26

Targat e makinave do të duken ndryshe tashmë, për të gjithë ata që u janë mërzitur të vjetrat, duke nisur nga viti i ri 2022.

Për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm (si në foto)! Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra, njofton DSHPTR.

Po ashtu, qytetarët do të kenë mundësi të personalizojnë targën, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet. Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra.

Formati i targave amerikane do të mundësohet për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm.

Për herë të parë targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motorët.

Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri). Të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile

 

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA