Shqipëria miraton marrëveshjet për Ballkanin Perëndimor/ Hyn në fuqi identifikimi elektronik në dogana dhe tregu i lirë i punës

17/12/2021 17:37

Qeveria shqiptare ka miratuar dy vendime që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, u miratua marrëveshja në parim për implementimin e identifikimit elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor në dogana, si dhe për aksesin e lirë në tregun e punës në këtë rajon.

Ky vendim vjen tre ditë para takimit të radhës së kësaj iniciative, që do të mbahet në Tiranë në datat 20 dhe 21 Dhjetor.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR NDËRLIDHJEN E SKEMAVE PËR IDENTIFIKIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, PËR KUSHTET PËR AKSES TË LIRË NË TREGUN E PUNËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA