Një lojë shumë e bukur dhe romantike është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Kjo lojë nuk do të përfshijë të gjithë banorët por vetëm dy çiftet e shtëpisë.
Pajtimi me Sarën dhe Donaldi me Beatrix do të zhvillojnë një pyetësor.
Ata do t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.
Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin.
Pyetja ishte tre gjërat që pëlqen te partneri ku Beatrix kishte shkruajtur sinqeritetin,kur bërtet edhe sytë,ndërsa Donaldi sinqeritetin,Vendosmëria(guximi),sytë.
Top Channel