Pezullohen bursat turke të aksioneve prej rënies së lirë të lirës (fotot)

17/12/2021 16:51

Bursat në Turqi pezulluan tregtimet prej rënies së vlerës së valutës kombëtare në më pak se 17 lira per një dollar amerikan të premten. Prej fillimit të vitit 2021 lira ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës kundrejt dollarit amerikan.

“Në ora 16.24 (ora e Stambollit) transaksionet janë ndaluar përkohësisht në tregjet e të gjitha bursave,” thuhej në nje deklaratë së bursës, raporton rrjeti Russiatoday.

Valuta e vendit nuk ka mundur t’i rezistojnë presioneve ndërkombëtare dhe lëvizjeve të presidentit  Rexhep Tajip Erdogan për uljen e kostove të huamarrjes, për nxitjen e ekonomisë së vendit.

Dje banka qendrore turke tha se po reduktonte ratat e interesit nga 15% në 14%, megjithse inflacioni vijonte në 21%.

Prej shtatorit banka qendrore turke ka ulur kostot e huamarrjes dhe në dy vitet e fundit ka ndërhyrë disa herë për ruajtjen e stabilitetit të lirës duke shitur dollarë.

Gjendja aktuale pritet të ketë më shumë pasoja duke dërguar inflacionin në 30% në 2022, sipas agjencive financiare perëndimore që kanë ulur vlerësimet për Turqinë.

FOTO GALERI
3/3
Agjencite financiare perëndimore kanë ulur vlerësimet për Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA