Përsëri emigrantë nga Franca në Britani/ Shkelje të rënda në qendrat e pritjes së emigrantëve në Britani

17/12/2021 01:11

Emigrantët zbrisnin sot nga barkat e shpëtimit teksa vazhdojnë lundrimet e rrezikshme në ngushticën me Anglinë, megjithë tragjedinë e muajit të kaluar.

Një fëmijë e pesë gra ishin mes 31 emigrantëve të mbytur muajin e kaluar kur barka e tyre u fundos pas nisjes nga brigjet franceze. Hetimet e autoriteteve angleze dhe të grupeve të monitorimit zbuluan së fundmi shkelje të rënda në ambjentet e pritjes së emigrantëve në jug të Britanisë.

Kishte gra që ishin përdhunuar nga bandat e trafikut të emigrantëve, dhe qe nuk ishin marrë mbështetjen e duhur, ndërsa të miturit mbaheshin me të rritur pa lidhje fisnore. Edhe në një raport të shtatorit 2020 ishte deklaruar se ambientet e qendrave “nuk ishin të pajisura plotësisht për qëllimin e tyre”, tha inspektori britanik i burgjeve Charlie Taylor.

Ai shtoi se nuk ishte e qartë përse nuk ishin ndjekur udhëzimet e qeverisë, teksa inspektorëve stafi i ankohen për mungesë koordinimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA