Presidentja Vjosa Osmani sot në adresimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se po vendi po lë një vit pas shumë sfidues.
Ajo para deputetëve të Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen si mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë.
Presidentja Osmani në fjalimin e saj ka folur për sfidat dhe të arriturat. Ajo tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane.
“Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mban botës. Ata që kanë qëndruar me ne në ditët më të vështira, për të cilët me po kaq ngulmë dhe përkushtim po na qëndrojnë pran edhe tani drejt konsolidimit të shtetësisë sonë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë.
Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më I rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme Amerikane e Evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pran nesh. Prandaj, në vizitat e mija të realizuara këtë vit përveç se kam shprehur mirënjohjen e palëkundur të qytetarëve tanë, për aleancat që i kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë, jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet të cilat i kam vizituar qoftë sa i përket raporteve politike e diplomatike e deri te ato të tregtisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, agjendës së gjelbër, teknologjisë informative-inovacionit, por edhe shumë fusha të tjera në interes të qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.
Presidentja ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
“… Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fsheh as në retorikë, as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka qëllim të destabilizoj shtete e rajonit, përfshirë Kosovën duke përfshirë logjikën e shekullit të kaluar. Sa i përket dialogut, nuk mund të ketë sukses nëse nuk nxjerrim mësime nga gabimet e së kaluarës”, tha ajo. /Telegrafi/
Top Channel