Muller gol në ndeshjen e 400-ë, Bayern mbyll vitin në mënyrë perfekte

17/12/2021 22:44

Bayerni mbyll gjysmën e parë të sezonit në mënyrë perfekte, teksa pasi siguroi etiketimin e kampionit të dimrit javën e kaluar, mbrëmjen e sotme mori një tjetër fitore, pasi mposhti pastër 4-0 Wolfsburgun.

Në “Allianz Arena”, bavarezët dominuan totalisht dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 7’ me anë të fantazistit Thomas Muller, i cili luante ndeshjen e tij të 400-ë në Bundesligën gjermane dhe e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në pjesën e dytë ishin Upamecano në minutën e 57’ dhe Sane në të 59-ën që shënuan për të çuar shifrat në 3-0, ndërsa golin që vulosi edhe rezultatin, e shënoi i zakonshmi Robert Lewandowski në minutën e 88’.

Bavarezët mbyllin kështu fazën e parë në krye të renditjes me 43 pikë, plot 9 më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, teksa në 17 ndeshje kanë shënuar 56 gola dhe kanë pësuar vetëm 16.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA