Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas trajtimit të çështjes së medikamenteve veterinare të pakontrolluara, të cilat duhet të kalojë disa filtra para se të dalë për përdorim.
Duke falënderuar Top Channel, ministria ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore, rregullative dhe përputhshmërie në fushën e veterinarisë.
Sipas ministrisë, rastet specifike të trajtuara në emision po verifikohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , duke siguruar se në rast shkelje do të merren masa të menjëhershme.
“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e konsideron sigurinë ushqimore shtyllë kryesore të fushës së saj të veprimit.
Duke falënderuar Top Channel, për çështjen e rëndësishme të trajtuar në emisionin “Top Story”, me titull “Antibiotikët e Kafshëve”, të transmetuar në datën 15 dhjetor 2021, bëjmë me dije për opinionin publik sa më poshtë:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një proces analizimi për të evidentuar nevojat për ndërhyrje ligjore, rregullative dhe përputhshmërie në fushën e veterinarisë.
Ky proces, po shqyrton ndër të tjera edhe rregulloret për tregtimin e produkteve mjekësore veterinare, aktet nënligjore dhe procedurat në fuqi në fushën e veterinarisë, konkretisht në importin, regjistrimin dhe tregtimin e produkteve mjekësore veterinare.
Theksojmë se, rastet specifike të trajtuara në emision, po verifikohen me prioritet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe sigurojmë konsumatorin se ku do të rezultojnë shkelje do të merren masa të menjëhershme. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, sipas njoftimit.
Top Channel