Lirohet nga detyra drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kush e zëvendëson

17/12/2021 16:57

Janë publikuar vendimet e marra gjatë mbledhjes së radhës të mbajtur sot nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli ka vendosur sot që të lirojë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombetare të Mjedisit, Edison Konomi.

Në vendimin e qeverisë thuhet se vendin e tij e zë Arta Dollani.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel