Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Gjykatës së Shkalles së Parë Pogradec , Shkëlqim Kokonën.

Hetimi disiplinor ndaj magjistratit Kokona ka nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021 u provua se ai ka refuzuar në mënyrë të përsëritur dorëzimin e dosjeve, ai nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore; ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrje të urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim.

Hetimi disiplinor i ILD provoi se nga ana e Kokonës ka pasur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administratës së prokurorisë dhe të gjykatës.

Ai ka kryer shkelje të rënda profesionale, diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA