Në këtë 3 vjetor të konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ky formular akreditimi i shpërndarë medias me kushtin që gazetaret të mbajnë përgjegjësi në rast se përmendin emrat e prokurorëve që lakohen në mbledhje, hedh hije dyshimi jo vetëm mbi transparencën që u urdhërua nga reforma në drejtësi.

Këtë të premte KLP lejoi aksesimin e mbledhjes online vetëm për mediat që u akredituan nën këtë kusht. Ndërsa anëtarët do të diskutojnë e vendosin për caktimin e përkohshëm të 17 prokurorëve dhe drejtuesve, të cilëve nuk duhet tu përmenden emrat, ndonëse prokurorët janë funksionare publikë dhe qytetarët kanë interes e duhet të informohen se cilët janë ata.

Kjo strategji bunkerizimi u finalizua gjate garës për në SPAK të 3 prokurorëve Alfred Shehu që hetoi vrasjen para zgjedhjeve ne Elbasan, Elvin Gokaj qe u kthye ne detyrë nga KPA mbasi vettingu e detyroi te kthehej ne shkollë për mungesë profesionalizmi dhe Sonila Muhametaj një prokurorë e dosjeve të forta.

Se çfarë ndodhi ne këtë mbledhje e tregon regjistrimi audio!

Elvin Gokaj: Unë kam shkuar në shkollë për vendimmarrjet e kolegëve të tjerë dhe për shkresat përcjellëse. Sot ata kolegë i keni tek SPAK i keni vlerësuar këtu.

Alfred Shehu: Një pjesë e prokurorive në momentin që u krijua SPAKU gjeti zgjidhjen tek SPAK dhe dhe ju dërguan dosje, por SPAKU realisht u mbyt nga dosjet dhe një pjese e mire e tyre u kthyen.

Sonila Muhametaj: Besoj tek rezultatet, vlerat dhe misioni qe pretendohet te arrihet pikërisht ne luftën ndaj korrupsionit qe është gangrena e vendit tone nga e cila vjen çdo e keqe me pas dhe po kështu edhe lufta ndaj krimit te organizuar.

Megjithë diferencën prokurores Muhametaj ju dhanë tre pikë më pak, duke kualifikuar në SPAK, Shehun dhe Gokaj, sipas kritereve që qeveria e prokurorisë ende nuk u ka kthyer përgjigje pyetjeve të Top Channel. Por nëse janë apo jo te influencuara votat e anëtarëve te KLP mjafton te shikohen caktimet e përkohshme qe vendosen herë pas here.

Per te kuptuar se si janë kryer rekrutimet ne KLP dhe lëvizjet paralele, Komisioni për Shërbimin Civil ka nisur një auditim, rezultatet e te cilit do te bëhen publike se shpejti dhe deri atëherë do te jetë ne fuqi formulari i akreditimit për median e gjithashtu edhe ngritja e murit për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA