Denis Zakaria vazhdon të mbetet dëshira kryesore e Juventusit për repartin e mesfushës.
Zonja e Vjetër synon që të bëj disa ndryshime në mesfushë ku pritet të largohen emra si Arthur Melo, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.
Mesfushori zviceran, Denis Zakaria është lojtari më i dëshiruar nga trajneri Massimiliano Allegri për repartin e mesfushës.
25-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe dëshiron largimin për të bërë hapin e madh në karrierë.
Juve nuk do të pres deri në verë për transferimin e tij, pasi konkurrenca është shumë e madhe.
Kampioni i shumëfishtë i Italisë është gati të ofrojë katër milionë euro në janar për transferimin e Zakarias, që për të në garë janë edhe Roma, Arsenal, Man City, Barcelona, Inter e West Ham United.
Top Channel