Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “1 Maji”, Fier, shërbimet e Policisë Fier kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Lançia” me drejtues shtetasin Mirel Osmëni(Mina) iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit M. O. (M)., 26 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel