Krerët e BE-së e paralajmëruan Rusinë se një sulm i saj kundër Ukrainës do të rezultonte me pasoja masive dhe kosto të rëndë për vendin.
Deklarata erdhi pas shqetësimëve për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit ukrainas.
Mesazhi u përcoll në samitin e fundit të Këshillit Evropian për këtë vit në Bruksel, ku u përmendën edhe masa të mundshme kufizuese kundër Rusisë, por nuk u publikuan hollësi, thotë BBC.
Blloku europian inkurajoi sidoqoftë nga ana tjetër që të shtohen përpjekjet diplomatike me Moskën.
Çdo lloj agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze dhe kosto të rëndë si përgjigje, përfshirë masat kufizuese të koordinuara me partnerët”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të BE-së, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.
Pas samitit, shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja është që tani gati për të vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë.
Nuk dihet ende se çfarë masash janë diskutuar, por mendohet se një prej tyre mund të lidhet me gazjellësin e ri, “Nord Stream 2”, i cili e lidh Rusinë me Gjermaninë, por që ende nuk është vënë në funksion.
Liderët europianë shprehën përkrahje për kthimin e dialogut katërpalësh mes Parisit, Berlinit, Moskës e Kievit, i njohur si formati i Normandisë.
Top Channel