“Djali më dha forcë kur isha e rrethuar nga tubat”/ Historia frymëzuese e shqiptares që jeton pa stomak (Fotot)

17/12/2021 13:13

Irena Mici ia doli të mposhtë tumorin, por kjo sëmundje e rëndë e la pa stomak.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live“, ajo ka rrëfyer të gjithë kalvarin e vështirësive dhe forcën që mblodhi për t’ia dalë, edhe pse jeta e saj ndryshoi tërësisht.

Ajo rrëfen se ishte djali që e bëri të mblidhte forcën dhe të luftonte për t’u rikthyer në jetën që ishte para se të merrte vesh sëmundjen.

“Pata shumë fat, u operova brenda javës, kisha tre operacione rresht, u mendua se pati sukses operacioni i parë, por jo, pastaj u bë i dyti dhe i treti shkoi me sukses. Mjekët thanë që duhet të hiqet i gjithë stomaku. U dobësova shumë si psikologjikisht, si fizikisht. Unë isha e lidhur me tuba, në momentin që erdhi të më përqafonte djali dhe kur e pashë që nuk e përqafova dot, aty mu dha forca më e madhe që të ngrihesha t’ia dilja”, tha Irena.

“Gjashtë muajt e parë ishin torturë, unë edhe tani nuk jam siç kam qenë, isha shumë e demoralizuar. Më pas gjeta edhe shqiptarë si unë, tek shoqata ku jam pjesë, që vetëm ata mund të më kuptojnë. Unë nuk e pranoj që nuk jam normal, ajo ndjesia e urisë është shumë e vështirë, ka raste që ndihem nervoze, ka raste që jam e pafuqishme se më duhet të pushoj, ndihem shumë më mirë kur mendoj që jam normal”, tha 35-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA