Një lojë shumë e bukur dhe romantike është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Kjo lojë nuk do të përfshijë të gjithë banorët por vetëm dy çiftet e shtëpisë.
Pajtimi me Sarën dhe Donaldi me Beatrix do të zhvillojnë një pyetësor.
Ata do t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.
Në një pyetësor të organizuar nga “Vëllai i Madh”, Donaldi dhe Beatrix i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje për të kuptuar se sa mirë e njohin ata njëri-tjetrin.
Pyetja ishte cila ka qenë puna e parë për secilin nga ata.
“Ka qenë herët fare, 14 vjeç”,-tha Donaldi.
“Edhe unë nga klasa e 3 ose 4 dola përpara shtëpisë edhe doja të shisja mollë e speca. Sa fëmijë kam qenë”, tha Beatrix duke qeshur.
Top Channel