Bie borë në Afganistan/ Vendi po vuan një krizë të thellë ekonomike, i ftohti shton problemet

17/12/2021 01:22

Kryeqyteti i Afganistanit ishte mbuluar nga një shtresë dëbore mëngjesin e sotëm, teksa moti i ftohtë shton problemet e miliona njerëzve që kanë nevojë për ushqim e strehim. “Kur bie dëbora është një ditë feste e gëzimi për të pasurit”, thotë rezidenti i Kabul, Rahim.

“Për njerëzit normalë të Afganistanit, që janë 90-95% të varfër e pa mbështetje, është si një helm”, shton ai. Fluturimet nga aeroporti i Kabul rinisën sot pas disa orë shtyrjesh prej dëborës. Rrugët e Kabul ishin kryesisht të zbrazura teksa pronarët e dyqaneve dhe zyrtarët qëndruan brenda për t’u mbrojtur nga moti i ftohtë.

Organizata ndihme dhe agjenci të OKB paralajmërojnë se nevojiten miliona për të furnizuar me ushqim e strehim banorët e vendit të varfëruar. Ekonomia e Afganistanit është shkatërruar nga dekada lufte, si dhe nga ndërprerja e ndihmave pas ardhjes në pushtet të talebanëve më 15 gusht.

Bankat kanë vendosur kufizime të tërheqjet e personave privatë dhe shumë po shesin zotërimet e tyre për të mbijetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA