Zarf i bardhë/ Banorët duhet të ndërtojnë një piramidë nëpërmjet kanaçeve
16/12/2021 22:04
Një zarf i bardhë ka mbërritur këtë të enjte në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Banorët do të duhet t’i nënshtrohen një lojë sa interesante aq edhe sfiduese.
Fillimisht ata do të duhet të ndahen në çifte dhe nëpërmjet një makarone të gjatë duhet të transportojnë disa kanaçe të pijes energjike.
Këto kanaçe do të zhvendosen nga njëra anë e tavolinës tek tjetra me qëllim për të formuar në përfundim një piramidë.
Kjo lojë sigurisht që nxiti debate dhe diskutime mes banorëve.
Top Channel