Qeveria e Serbisë më 16 janar do të mbajë referendum për ndryshim të Kushtetutës, për pjesën ku bëhet fjalë për gjyqësorin. por këtë referendum shpreson ta zgjerojë edhe në Kosovë, përkatësisht në komunat ku jetojnë serbët.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar në lidhje me këtë çështje, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditë më parë tha se ka informacione se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Koha Ditore njofton se Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar edhe në Bashkim Evropian dhe te vendet e Kuintit.

Në adresat e tyre u kemi dërguar një letër zyrtare në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti po shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë. Dhe u bëjmë thirrje atyre që të përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për të ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit”, kanë thënë për gazetën “Novosti” nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA