Princi Harry dhe Meghan Markle kthehen sot në Britani me fëmijët, familja pritet të nisë një jetë të re në Cotswolds
Pesë fëmijë kanë vdekur dhe tre po luftojnë për jetën pasi kështjella e ajrit ku ata po luanin u ngrit rreth 10 metra lart nga një erë vrasëse pranë shkollës së tyre.
Jane identifikuar disa nga viktimat e tragjedisë se rëndë qe ndodhi sot në shkollën fillore Hillcrest Primary School në ishullin australian të Tasmanisë.
Shkolla ishte duke mbajtur celebrimet e fundit të vitit para pushimeve të Krishtlindjeve.
Fëmijët që humbën jetën tragjikisht ishin dy djem e dy vajza të klasës së gjashtë, 10 deri në 11 vjeç, tha komisioneri i policisë Darren Hine. Nje tjeter femije vdiq ne spital.
Katër fëmijë janë në spital duke përfshirë tre në gjendje të rëndë.
Policia tha se po heton për aksidentin.
Kështjella e llastikut ishte copëtuar e tëra pasi kishte rënë në tokë pranë shkollës.
Policia shihej duke ngushëlluar stafin e shkollës dhe njëri-tjetrin mes skenave te renda, teksa grupet e ndihmës së shpejtë mundoheshin të jepnin ndihmën e parë për viktimat.
Policia tha: “Në një ditë si kjo kur fëmijët duhet të festonin ditën e fundit të shkollës, ne jemi ketu duke mbajtur zi për humbjen e tyre. Zemrat tona janë me ato të familjeve e të dashurve të tyre, me shërbimet e emergjencës që u përpoqën të shpëtonin jetë”.
Një nxënës që pa skenat e tmerrshme para syve, tha se mund të kishte qenë mes tyre edhe ai.
Ai tha për rrjetin The Mercury: “Më pas ishte radha ime. Klasa e pestë dhe e gjashtë duhet të shkonin përpara.”
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se vdekjet e fëmijëve ishin “shkatërrimtare”.
Top Channel