verifikojmë disa medikamente në mënyrë rastësore nga lista zyrtare. INJECTION Lincomycin, Spectinomycin është barna e parë në listë. Nëse kërkon në faqen zyrtare të EMA në internet, ajo nuk rezulton të jetë e certifikuar. Pra, kjo do të thotë se është regjistruar duke shkelur hapur ligjin dhe mund të konsiderohet me rrezik.
Le të shohim një tjetër medikament nga mesi i listës, konkretisht ENTERVET që mban numrin rendor 188. Sërish, nga kontrolli në faqen e EMA rezulton i pacertifikuar. Tani të kontrollojmë medikamentin VIRKON S, me numër rendor 335 në listë. Sërish, nuk rezulton i certifikuar nga EMA.
Nëse ky medikament dhe të tjerat që ilustruam më sipër do të ishin të certifikuara, atëherë do të ilustroheshin edhe në faqen zyrtare me dritën jeshile të aprovimit. Shembull konkret është NOBILIS IB 4-91. Medikamenti renditet i 4-ti në listën zyrtare të Shqipërisë dhe rezulton i aprovuar nga EMA siç duket në faqen zyrtare në internet.
Ne morëm disa shembuj konkret por situata është shumë më serioze. Afro gjysma e barnave të regjistruara nuk janë të certifikuara nga EMA. Drejtoria e Politikave pranë Ministrisë së Bujqësisë thotë se nuk ka asnjë PMV të regjistruar në kundërshtim me ligjin. Ky realitet duket se nuk shihet as nga Instituti i Sigurisë Ushqimore që pretendon se ka pranuar për analiza për efekt autorizimi vetëm medikamente me çertifikatën evropiane EMA.Në fakt, ne vërtetuam se kanë hyrë me qindra barna pa çertifikatën EMA. Kjo hedh dyshime se nuk realizohen analizat e principit aktiv dhe nuk verifikohet dokumentacioni.
“Bari kur hynë për herë të parë në vendin tonë depozitohet pranë Institutit të Sigurisë UShqimore dhe Veterinarisë, dosja për lëndë aktive. Me sa duket dhe nga eksperienca jonë si veteriner në terren, analizat për lëndën aktive të barit nuk kryhen pranë ISUV. Por kjo nuk përjashton mundësinë që bari të mos ndiqet dhe nga ana dokumentare me vendin e tij të origjinës”u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner.
Top Channel