Top Story/ Barnat veterinare nga vendet e botës së tretë pushtojnë Shqipërinë

16/12/2021 00:00

Bazuar në ligjin për veterinarinë, çdo produkt mjekësor duhet të kalojë disa filtra para se të dalë për përdorim. Në nenin 85 të ligjit përcaktohet se pranohen për regjistrim produkte Mjekësore Veterinare që kanë certifikatë tregtimi në të paktën një prej vendeve të Bashkimit Evropian ose të pajisur me certifikatë nga Agjencia Evropiane e Vlerësimit të Baranave, EMA. Pra, e njëjta agjenci që certifikon barnat humane.

“PMV lejohen të tregtohen vetëm pasi është miratuar certifikata regjistirimit në Shqipëri, dorëzohet dosja, ka një komision dhe vetëm pas kësaj lejohet. Filimisht autorizimi tregtimit jepet për 5 vite e në rast përsëritje, pastaj është pa afat” u shpreh Altin Telo, Ish-drejtor i Shërbimit Veterinar.

“Sigurisht që mjekësia veterinare ka të njëjtat rregulla me mjekësinë humane edhe sa i përket indikacioneve për antibiotiket duhet të mendojë dyfish, jo vetëm për kafshën por edhe produktin që prodhon dhe ku do shkojë, ku është zinxhiri fundor, efektet në jetën e njeriut dhe sidomos në brezat e ardhshëm”u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë.

Komisioni Shtetëror përbëhet nga 2 përfaqësues të Strukturës përgjegjëse për Veterinarinë pranë ministrisë, dy përfaqësues të ISUV-institutit përgjegjës për analizat dhe 1 përfaqësues i Fakultetit të Farmakologjisë. Bazuar në vendimarrjen e komisionit, kjo është lista e barnave veterinare zyrtare e cila na është vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë.

Aty renditen 794 medikamente të lejuara në tregun shqiptar. Mes tyre, ka edhe barna të prodhuara në vende si Kina, Peruja, Argjentina, India apo të tjera shtete me standarte të ulta. “Regjistrimi i barnave jashtë BE pranë institucionit përkatës është procedurë që ka ndodhur ndër vite, ndodh edhe sot” u shpreh Ervin Resuli, Mjek Veteriner..

“Ka një legjislacion që përcakton qartësisht medikamentet e lejuara të importohen, ka hapa që ndiqen deri te licensimi, nëse ka në treg produkte jashtë listës miratuar padiskutim ky është aktivitet ilegal dhe padiskutim që ka impakt negativ te shëndëti kafshëve dhe po aq dhe te shëndeti human”u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

“EMA dhe agjencitë evropiane janë shumë të kjdesshëm, kanë legjislacion strikt për të mos lejuar që asnjë gje e tepërt të shkojë te organizimi njeriut, të marë jo agjentë toksikë që ndikojnë në të kundërt, në vend të agjenti ushqyes merr toksikën që mund të bëhet shkak për sëmundje më pas” u shpreh Zihni Sula, Profesor i Toksikologjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA