Tirana Neptun përuron sallën sportive “Farie Hoti”, tashmë të rikonstruktuar, me fitore në derbin ndaj Partizanit me rezultatin 87-70 për bardheblutë e Erkand Karajt.
Veç kostruksionit të pranishëm në tribunat e këtij pallati sporti ishin rikthyer tifozët pas më se dy vitesh të cilët siç e përmendi edhe vetë trajneri fitues ishin shumë më lartë se niveli i lojës.
Sa i përket rezultatit deri në mesin e periodës së parë gjithçka është e barabartë 6-6. Më pas Tirana nis shkëputjen, ndërsa tre trepikësha radhazi të Strazimirit e shkëpusin skuadrën e Karajt në një diferencë prej 12 pikësh.
19-13 perioda e parë për Tiranën. 25-17 e dyta për bardheblutë, ndërsa në pushim Tirana ka kryesuar 44-30. Partizani mundohet të reagojë. 20-23 perioda e tretë për të kuqtë dhe në total 64-53. E fundit 23-17 për Tiranën, që kështu fiton derbin me 17 pikë diferencë.
Një rikthim me këmbën e mbarë për bardheblutë në sallën “Farie Hoti”, që sigurisht do t’i japi nxitje për të arritur objektivat maksimal të këtij sezoni.
Top Channel