Kompania Tibo vijon vjedhjen e prodhimeve të Digitalb dhe të top channel ndërsa nuk ka asnjë kontratë ligjore. Tibo vijon të transmetojë pa asnjë të drejtë kanale të Digitalb si dhe dy kanalet e realiti shout big brother.

Ky është një realit show i cili është investuar dhe prodhohet nga top channel dhe të drejtën e transmetimit e ka vetëm Digitalb dhe në asnjë rast Tibo. Po kjo platformë që operon në paligjshmëri vazhdon të vjedhë këto prodhime duke i transmetuar këto kanale për klientët e saj jashtë Shqipërisë.

Deri më tani ankesave të panumërta jo vetëm të top media por edhe operatorëve të tjerë televizive që vidhen nga Tibo, AMA, enti rregullator i mediave i është përgjigjur me pesë gjoba kundër kompanisë hajdute.

Por ligji parashikon se në rastet e vjedhjes kaq flagrante dhe të zgjatur në kohë, një kompani si Tibo humbet licencën. AMA, është treguar e paaftë që të zbatojë ligjin duke u fshehur pas një justifikimit se bordi drejtues i ama është i paplotë me anëtarë.

Kjo paaftësi e ama-s për të zbatuar ligjin i kushton humbje shumë të mëdha financiare top media që është edhe taksapaguesi më i madh. Edhe me taksat e top media, AMA siguron funksionimin, paguan pagat dhe gjithë veprimtarinë e saj me detyrën e vetme mbrojtjen e interesave të ligjshme të operatorëve televizive. Por kjo fatkeqësisht nuk po ndodh ndërsa pirateria televizive po vijon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA