Tajfuni godet Filipinet/ Erëra me shpejtësi 200 kilometra në orë. Përmbytje masive

16/12/2021 15:34

Një foshnje u shpëtua nga rojet bregdetare filipinase kur reshjet e dendura të tajfunit të jashtëzakonshëm Rai përfshinë Cagayan de Oro në jug të ishujve Filipine.

Në pamje duken rojet bregdetare që e mbrojnë të voglin me një çadër nga shiu teksa e çojnë në breg.

Foshnja ishte një ndër dhjetëra banorët që mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre kur përroi u fry sa doli nga shtrati duke i zënë në befasi.

mijëra filipinas kanë braktisur shtëpitë e tyre në brigjet e detit kur supertajfuni zbarkoi në tokë me shpejtësinë e një treni.

Rai është stuhia më e fortë që godet arqipelagun këtë vit me erëra që shkuan deri në 200 km për orë.

banorët që flasin për AFP thonë se janë të shqetësuar se ndryshimet e klimës po i bëjnë më të egër tajfunët dhe më të paparashikueshëm.
Nita Delido pronare e një restoranti thotë se tajfunë të tjerë kanë kaluar më herët por asnjë si ky.

Në provincën Bohol era ndau më dysh çati dhe shkuli pemë nga rrënjët. 90 mijë banorë kërkuan strehë nga stuhia ndërsa evakuimet vazhdojnë.

Mes atyre që zhvendosen ka edhe turistë vendas që po vizitojnë plazhet e famshme të ishujve Filipine në prag të krishtlindjes. të huajt ende nuk lejohen të hyjnë në vend për shkak të kufizimeve të Covid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA