Kur qytetarët bëhen bashkë, realizojnë ndryshime të mëdha për jetën tonë. E tillë është iniciativa e 22 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Veprave Penale Seksuale.
“Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim këtë projektligj, gjë që është një ngjarje e madhe”, thotë Iris Luarasi nga Shoqëria Civile.
Projektligji ka për qëllim monitorimin e autorëve të veprave penale me natyrë seksuale, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke parashikuar raportimin e të dhënave të caktuara personale, të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale me qëllim: uljen e shkallës së recidivizmit, lehtësimin e hetimit dhe ndjekjes penale për krime që mund të kryejnë në të ardhmen, parandalimin e punësimit të autorëve të krimeve seksuale në vende pune të lidhura me fëmijët, duke ndaluar punësimin e këtyre personave që janë dënuar për vepra penale që lidhen me abuzimin seksual në veprimtari që lidhen me këtë kategori.
Mundëson vlerësimin e riskut dhe menaxhimin e riskut, të sigurojë që organet ligjzbatuese të mbrojnë publikun duke identifikuar vendndodhjen e autorëve të krimeve seksuale dhe duke siguruar mjetet për të monitoruar aktivitetet e tyre.
Nisma për hartimin e këtij projektligji u arrit nga mbledhja e 22 mijë nënshkrimeve të zgjidhësve për propozimin e projektligjit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht janë 98 pedofilë në vend të dënuar me vendim të formës së prerë.
Top Channel