Në gjyq për 5 hidrocentrale/ Banorët e Kaçinarit në Mirditë thonë se u kanë falsifikuar firmat
16/12/2021 15:27
Banorët e njësisë administrative Kaçinar kërkojnë të drejtën e tyre ata thonë se u janë falsifikuar firmat për të lejuar ngritjen e pesë hidrocentraleve.
Ata shprehen se zona e Kaçinarit është shpallur monument natyror në vitin 2008 dhe ndalon ndërtimin e këtyre heceve.
Gjithashtu nuk kanë munguar akuzat ndaj kryetarit të bashkisë së Mirditës.
Nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve preken 7 fshatra dhe rreth 2000 banorë.
Top Channel