Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi beson se e gjithë mosmarrëveshja me Bullgarinë mund të zgjidhet për 6 ditë.

“Nuk duhen fare 6 muaj, por për 6 ditë, të ulemi në tryezë me qeverinë e re bullgare dhe të harmonizohen qëndrimet për çështjet e diskutueshme, pas së cilës menjëherë do të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së”, tha Grubi për “Samo Intervju”.

Sipas tij, vetoja e re bullgare nuk është debakli dhe nuk është për fajin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani.

“Bujari bëri maksimumin e asaj që mund të kishte bërë dhe po bën. Të them të drejtën, nuk prisnim që gjithçka të përfundonte më 14 dhe 15 dhjetor, por të fillonim procesin me qeverinë e re bullgare”, tha Grubi./Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA