Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka do qëndrojë në paraburgim!

Ky është vendimi i gjyqtarit antikorrupsion Erjon Bani, i cili la në fuqi një verdikt të shpallur prej tij në 12 dhjetor 2020 ku dhe kishte shpallur tre masa arresti me burg në mungesë për tre shtetas midis tyre edhe dy biznesmenë që vijojnë të jenë në kërkim policor.

Ish ministri i Mjedisit pretendon se është i pafajshëm teksa SPAK e dyshon për tre vepra penale, më e rënda pastrimi i parave, por edhe korrupsioni dhe shpërdorimi i parave.

Avokati i tij pretendoi jo vetëm pafajës për klientin e tij, por këmbënguli se ky proces është politik.

Fatmir Braka, avokat: Lefter Koka është i pafajshëm!

SPAK u vu në lëvizje nga kallëzimet e dy subjekteve politike, LSI dhe PD, të cilat pretenduan se procedurat e dhënies me koncesion të impiantit në qarkun e Elbasanit nuk ishin kryer të plota.

SPAK këmbëngul se veç vendosjes së sekuestros prevetime ndaj tre pasurive midis tyre dy janë shoqëritë nën hetim, faturat janë lëshuar fiktive.

Fatmir Braka: Duhet thënë që impianti është aty është në këmbë, ose në dhjetor ose në fillim të vitit do i dorëzohet bashkisë. Nuk ka përgjegjësi asnjë, duke mos patur vetë përgjegjësi ai nuk aludon dhe as mendon qe ka përgjegjësi dikush tjetër. E vërteta është qe aty nuk ka askush përgjegjësi, qoftë përmes procedurave qoftë nëpërmjet nesh apo paraqitjes ne gjykim.

Ish ministri pritet të ndjekë shtigjet që i ofron ligji për të dalë nga qelia, duke hedhur hapin e parë pikërisht apelimin në shkallën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA