Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ndodhet sot në Luginën e Preshevës, ndonëse dje i është refuzuar leja nga Serbia.

Ajo sot është pritur nga kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi.

Arifi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Gërvallën e ka njohur me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve në Bujanovc, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mosnjohja e diplomave të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës.

Gërvalla tha se ndihet e privilegjuar që do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë. Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani”, ka thënë ajo.

“U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, thuhet tutje në postimin e Arifit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA