Franca përforcon kufizimet ndaj udhëtimeve nga Britania, shkak Omicroni

16/12/2021 17:37

Franca njoftoi sot se për shkak të shtimit të rasteve me Covid në Britani vetëm kategori të caktuara udhëtarësh do të lejohen të udhëtojnë dhe kushdo që vjen nga Britani duhet të vetë-izolohet.

Megjithatë shoferët e kaminonëve janë të përjashtuar nga kufizimet, duke qetësuar shqetësimet për vonesa të mëtejshme në zinxhirrin e furnizimeve.

“Synimi është të shmangim sa më shumë të mundemi përhapjen e variantit Omicron” tha një zëdhënës i qeverisë franceze. Në Britani varianti Omicron po përhapet me shpejtësi. Franca deri tani ka vetëm 240 raste të konfirmuara, shumë më pak se Britania.

Në bazë të kufizimeve të reja, nga Britania në Francë do të lejohen të hyjnë vetëm shtetasit francezë, ata që kanë leje të përhershme qëndrimi në Francë, ata që kryejnë funksione jetike dhe udhëtarët me qëndrim transit më të shkurtër se 24 orë. Rregulat e reja hyjnë në fuqi pas mesnate të premten.voa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA