Dyshimet/ Koreja e Veriut po mban 100 mijë persona të burgosur në kampe

16/12/2021 03:13

Shtatë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, pretendojnë se më shumë se 100.000 persona ndodhen në kampet e burgjeve politike në Korenë Veriore dhe iu nënshtruan torturës, ekzekutimeve jashtëgjyqësore dhe urisë.

Në një deklaratë të përbashkët në emër të Britanisë së Madhe, Francës, Japonisë, Irlandës, Estonisë dhe Norvegjisë, Linda Thomas Greenfield, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, tërhoqi vëmendjen për shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut në Korenë Veriore.

“Regjimi i Koresë Veriore vazhdon të mbajë më shumë se 100.000 njerëz në kampet e burgjeve politike, ku ata i janë nënshtruar torturës, punës së detyruar, vrasjeve jashtëgjyqësore, urisë dhe dhunës seksuale”, tha Greenfield.

Ajo theksoi se pjesa tjetër e popullatës sundohet në një regjim frike dhe se atyre u janë hequr të drejtat elementare për lirinë e shprehjes.

Duke vënë në dukje se shkeljet e të drejtave të njeriut janë dokumentuar dhe se shteti po kryen “krime kundër njerëzimit” në Korenë Veriore, sipas Komisionit të OKB-së, Greenfield i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të merr masa për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA