Varianti Omicron shqetëson futbollin, anulohet ndeshja në elitën angleze

15/12/2021 20:15

Varianti më i fundit i COVID, Omicron është kthyer në tejet shqetësues në Britaninë e Madhe. Numrat e të infektuarëve janë në rritje, ndërsa në këtë mes nuk ka shpëtuar as bota e futbollit.

Tottenham apo Manchester United kanë konfirmuar rastet pozitive brenda organikës, ndërsa së fundmi, në ishull është marrë vendimi për të shtyrë ndeshjen mes Burnley dhe Watford.

Miqtë edhe pse kishin udhëtuar në transfertë për të zbritur rregullisht në fushë, sërish e kanë pasur të pamundur për ta zhvilluar ndeshjen duke qenë se në momentet e fundit janë konfirmuar disa raste brenda grupit të futbollistëve si të infektuar me Omicron. Vlen të theksohet se kjo bëhet ndeshja e tretë që anulohet në pak ditë në Premier League, pas Tottenham-Brighton dhe Manchester United-Brentford./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA