Takimi në shtëpinë e Bashkimit/ Arjani ironizon Alvisën: Po kur i shkove te shtëpia në Tiranë me ç’këmbë hyre? Ngrihen tonet në studio

15/12/2021 20:41

Takimi i Alviës me bashkimin, në shtëpinë e këtij të fundit në Mitrovicë, ka krijuar edhe tension në studion e “Për’puthen”.

Kjo për shkak të një deklarate të bërë nga opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se e priste që ata të ndiheshin mirë, rehat, në intimitet edhe pse ishin në një shtëpi, sepse kjo nuk isjhte hera e parë që Alvisa i shkonte në shtëpi Bashimit.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga të dy protagonistët. Bashikimi i kujtoi Arjanit se si opinionist i zoti që është nuk mund të bënte krahasimin mes shtëpisë ku ai është rritur dhe shtëpisë në të cilën rri dy muaj me qira sepse skanë të njejtën rëndësi.

Arjani: Nuk ishte ndonjë gjë e veçantë se ju keni qenë në shtëpitë e njëri-tjetrit, mos na e bëni këtë vizitë në shtëpi tani sikur kaloi pragun me të djathtë. Po kur shkove të Bashkimi në Tiranë me çfarë këmbe kalove? Do kesh kaluar me të majtën.

Alvisa: Ajo ishte shtëpia e familjes së Bashkimit, aty ku ka kaluar fëmijërinë Bashkimi. Kishte më shumë rëndësi.

Bashkimi: Më vjen shumë keq që si opinionist profesionist nuk mund t’i dallosh gjërat që ti i di që i dallon, por s’do me i dallu. Më vjen shumë keq. Shtëpija ku jam rritur, me shtëpinë ku kam dy muaj që jetoj ka shumë dallim.

Arjani: Nuk ka lidhje shtëpia. Ka lidhje intimiteti në shtëpi. Ju ndiheshit mirë në shtëpi se nuk është se jeni gjendur për herë të parë aty dhe ‘o sa mirë që u gjendëm këtu’. Ju keni qenë edhe herë të tjera në atë lloj intimiteti. 

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA