Kampioni britanik i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka marrë sot titullin mbretëror të kalorësisë, megjithë zhgënjimin e garës së javës që shkoi në Abu Dhabi.
36 vjeçarit iu dha nderimi i lartë nga Princi Charles në kështjellën Windsor.
Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila së bashku me babanë e tij Anthony, kanë qenë mbështetës entuziastë të karrierës së tij në ‘motorsport’.
Shtatë herë kampioni i botës Hamilton, mori nderimin për kontributet e tij në këtë sport, duke iu bashkuar britanikëve të tjerë si Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss e Sir Jack Brabham duke u bërë piloti i katërt F1 që nderohet.
Zhvillimi vjen disa ditë pasi Hamilton humbi në mënyrë dramatike kryesimin e garës që do t’i kishte dhënë titullin e tetë në F1, teksa u parakalua në xhirot e fundit nga holandezi Max Verstappen në garën e Abu Dhabi.
Hamilton kishte një avantazh prej 11 sekondazh ndaj rivalit të tij Verstappen kur gara u ngadalësua nga dalja e makinës së sigurisë.
Skuadra e Red Bull përfitoi nga ndalesa duke nxjerrë Verstappen më herët me goma të freskëta dhe në xhiron e fundit ai doli fitimtar.
Hamilton konsiderohet tashmë si sportisti më i mirë në historinë e Formula 1 me numrin më të madh ta garave të fituara , 103, dhe vendeve në podium, 182.
Hamilton u rrit në qytezën Stevenage ne krahinën Hertfordshire me prindërit Anthony and Carmen.
Prindërit e Hamilton u ndanë kur ai ishte dy vjeç dhe ai jetoi me nënën dhe dy gjysmë-motrat e tij Samantha e Nicola, deri sa ishte 12 vjeç.
Më pas ai jetoi me babanë dhe njerkën Linda, dhe nisi të merrte pjesë në garat e fëmijëve go-kart, derisa u bë piloti më i ri britanik në kategorinë e ulët, në moshën 10-vjeçare.
Ai debutoi në garat GP2 në 2006 duke fituar në tentativën e parë.
Hamilton nënshkroi kontratën e parë me kllubin e Formula 1, McLaren në sezonin 2007 duke fituar kampionatin një vit me vonë.
Top Channel