Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.
Të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë në atë kohë në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik.
Për këtë dosje, të pandehur u morën të pandehur edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-shefi i antitrafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish-badigardët e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.
Ky operacion ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua në muajin korrik me 28 të arrestuar, mes të cilëve një prokuror, një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Hetimet për këtë operacion janë bërë nga muaji maj 2019 deri në janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë. 38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë.
Top Channel