Omicron në janar “mbyt” Europën, OBSH: Riktheni maskat!

15/12/2021 15:35

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet shumë shpejt dominues në kontinentin e vjetër, edhe pse blloku sipas saj, ka mjaftueshëm vaksina për t`i bërë ballë situatës.

Nëse shikoni kohën që nevojitet për dyfishimin e rasteve të reja, duket se kjo po ndodh çdo dy ose tri ditë. Është është masive. Na është thënë që nga mesi i janarit duhet të presim që Omicron do të jetë varianti i ri dominues në Europë. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja përse Europa është në një pozicion më të mirë tani për të luftuar virusin”, tha Von de Leyen.

Von der Leyen tha se në BE, 66 për qind e popullsisë tashmë është vaksinuar me të dyja dozat. Shefi i OBSH-së sakaq, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se Omicron po përhapet me një ritëm që nuk është parë deri më tani. Vaksinat, të vetme, u shpreh ai, nuk nxjerrin dot asnjë vend nga kriza.

Nuk duhet të jenë vaksinat në vend të maskave, distancimit, ventilimit apo higjienës së duarve. Duhet të jenë të gjitha bashkë. Riktheni maskat e mëhershme, bëjini të gjitha bashkë, është e vetmja mënyrë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më herët se të dhënat e para tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit mund të jenë më pak efektive kundër infeksionit dhe transmetimit të variantit Omicron, i cili gjithashtu mbart një rrezik më të lartë të riinfektimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA