Një tjetër dorejtues i Kadastrës së Durrësit ka dhënë dorëheqjen.

Ajo është drejtuesja Rajmonda Dashi, ndërsa drejtimin përkohësisht e merr zv.drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës shqiptare, Risena Xhaja deri në kryerjen e procedurave të konkurimit për postin e drejtuesit të Durrësit.

Burime nga kadastra durrsake me seli në Tiranë bëjnë të ditur se Dashit i është kërkuar dorëheqja nga drejtori i përgjithshëm Artan Lame.

Ndërsa në krye të saj vihet një drejtues i përkohshëm Kadastra e Durrësit mbetet në kërkim të një drejtuesi të emëruar në bazë të meritës dhe aftësive profesionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA