“Dil nga shtëpia”/ E ëma i bëri kërkesën e papritur, Selin merr vendimin: Nuk do lejoj kurrë që burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze
Meridiani ka zgjedhur që mbasditen ta kalojë duke rrëfyer për Monikën disa detaje shumë të ndjera të jetës së tij.
Ai ka treguar se para disa kohës ka humbur babain pasi ishte prekur nga Covid-19.
Si pasojë e situatës së vështirë në vend ai nuk mundi që jo vetëm të ndihmonte babin në këtë moment të vështirë por as ta shihte atë për herë të fundit.
‘’Ishte situatë shumë e vështirë. Këtu askush nuk të linte që ta shikoje dhe kjo më ka vrarë më shumë. Ne sapo ishim kthyer nga Turqia sepse kisha vjehërrinë dhe mamin sëmurë gjithashtu, na kishte kapur ankthi. Kur erdha nuk dija se ku kishte varrin pasi nuk e pranoja dot si fakt. Fakti që nuk e pashë më bënte që mos ta besoja. Edhe sot më duket se do e gjej në shtëpi, vetëm një telefonatë më duhet nga ai. Më mungojnë këshillat e tij edhe pse ka qenë i ashpër’’,- tha ai teksa nuk i mbajti dot as lotët.
Top Channel