Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet F.D, i cili po dyshohet për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me paramendim dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet grupit militant, Shteti Islamik ka depërtuar në brendi të Sirisë.
Sipas aktakuzës, pas regjistrimit në këtë organizatë, ai ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.
Në vitin 2015, Kosova miratoi një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ku parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.
Kosova, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka rikthyer mbi 100 shtetas të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, që kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri.
Top Channel