15/11 07:20
Mbi 100 persona kanë ngecur në katin më të lartë të një ndërtese në Hong Kong, pas shpërthimit të zjarrit brenda saj.
Zjarri shpërtheu, më 15 dhjetor në të ashtuquajturën, Qendrën Tregtare Botërore në Hong Kong.
Shumica e njerëzve që ndodheshin brenda tashmë janë evakuuar, por një pjesë e mysafirëve që ndodheshin në restorantet e kësaj qendre besohet që ngecën brenda,
Raportohet për së paku dy të lënduar, si pasojë e zjarrit, derisa aksioni i shpëtimit po vazhdon.
Zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarrin tashmë disa orë në përpjekje për të shpëtuar qytetarët, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Zjarri, në ndërtesën 38-katëshe u raportuar rreth mesditës sipas kohës lokale.
Top Channel