Miratohet shpërblimi për festat/ Pensionistët dhe familjet në nevojë do marrin një pagesë shtesë
15/12/2021 15:03
Qeveria miratoi shpërblimet e fund-vitit për 668.000 pensionistë të cilët do të përfitojnë nga 5.000 lekë secili.
“3,5 miljadë lekë shuma per pecionistët janë afërsisht 40 milion dollar në total që alokohen”, tha ministrja e Financave.
Janë edhe 66.000 familje në ndihmë ekonomike dhe 72 mijë persona me aftësi ndryshe që do të marrin nga 3.000 lekë shpërblim.
“Fondi që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit për këto kategori është rreth 4 milionë dollarë, pa përfshirë këtu kategorinë e pensionistëve”, tha Manastirliu.
Top Channel